E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Francezi” Çela mahnit Bushatin



Testimi me kandidatët për fanellën e U-21 i ka sjellë shumë kënaqësi trajnerit të Shpresave, Artan Bushatit, i cili nuk nguroi ta shprehë për mediat. Në testin e zhvilluar brenda grupit, një ndër futbollistët interesantë ishte edhe Semiran Çela, i cili është rritur si lojtar në Francë dhe ka qenë pjesë e Kombëtares U-19 të drejtuar nga Ramadan Shehu në “Slovakia Cup”. “Semirani është pa dyshim futbollisti më i mirë i këtij grumbullimi”, - deklaron për “Albania”-n Petro Ruci, përgjegjësi i zyrës së talenteve. Çela, datëlindja, 01.01.1989, 180 cm i lartë, disa kohë më parë është ndjekur edhe nga menaxherët e klubit të njohur italian Sampdoria, kur ai drejtohej nga Valter Novelino.
Çela është formuar në Qendrën e Formimit në “La Berichon” në Chateauroux të Francës dhe ka luajtur me nivelet më të larta që janë në Francë, me kombëtaret e U-14, U-16 dhe U-18. Çela aktualisht luan me Angers në Ligën 2 franceze dhe ekipi i tij renditet në vendin e pestë midis 20 ekipeve të kësaj kategorie.

Elbasani firmos me Kleckaroskin

Pas zyrtarizimit të mbrojtësit të njohur Nevil Dede, Elbasani realizoi goditjen e dytë në merkaton dimërore. Sulmuesi maqedonas Kleckaroski është dhe “dhurata” e dytë e vitit 2009 për trajnerin Mirel Josa. Futbollisti nga Struga vjen nga ekipi “Horizont Trunovo”.

Ceco, argjentinasi i ri i Dinamos

Ruben Oscar Ceco. Kështu quhet sulmuesi 25-vjeçar argjentinas, që pritet të jetë pjesë e Dinamos për pjesën e dytë të sezonit dhe do të zëvendësojë Sebino Plakun, tashmë pjesë e HamKamit në Norvegji. Ceco ka dalë nga shkolla e Boca Juniors, ndërkohë që klubi i tij aktual është Persija Jacarta. Prezantimi i tij pritet të bëhet ditën e enjte, përpara nisjes së Dinamos në fazën përgatitore në Turqi.

7 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›