E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam mbetet i Milanit

David Bekam do te qendroje ne Milano deri ne fund te sezonit dhe do te kthehet ne Los Angeles ne korrik. "Ky lojtar ka bere nje perpjekje te madhe, edhe nga ana ekonomike, prandaj duhet te falenderojme per kete," - theksoi i deleguari i Milanit, Adriano Galiani, pas fitores se djeshme, ndaj Atalantes. Kuqezinjte siguruan kartonin e mesfushorit 33 vjecar, duke paguar ne arken e klubit te Kalifornise nje shume prej 1 milion dollareve. Nje pjese e shumes do te jepet ne forme kredie. Gjithsesi, ne momentin e fundit eshte konfirmuar marreveshja mes paleve, qe mundeson qendrimin e Devid Bekamit tek Milani. Lojtari duhet te largohej me 9 mars, ne baze te nje marreveshjeje. Bekam festoi fitoren e fundit me Atalanten. Ne rast se nuk do te kishte nenshkruar marreveshjen e fundit, kjo mund te quhet ndeshja e fundit te Bekamit, ne radhet e Milanit. "Une i jam mirenjohes te dy ekipeve, qe me realizuan kete enderr dhe u be realitet," - shkroi Bekam ne anglisht nje njoftim per shtyp, pas zyrtarizimit. "Une do te lejohem qe te luaj edhe nje sezon tjeter me Milanin." Pergjigjet e fundit jane cilesuar "politikisht korrekte" nga ana e drejtuesve te klubit amerikan, qe mbante kartonin e lojtarit anglez. "Per kete ceshtje eshte shkruar shume, por synimi yne ka qene gjithmone per te mbajtur Bekamin ne ekip, - theksoi Tim Leiveke, presidenti i Galaksi. Ne jemi te lumtur qe ai do te kthehet me vone dhe tani i urojme te vazhdoje me sukses karrieren tek Milani. Kampionati italian eshte shume i forte dhe Milani ndodhet ne nje gare interesante."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›