Inzagi dhe Di Vaio, secili nga nje triplete
Inzagi mjafton per Milanin. Sulmuesi rikthehet me nje triplete ndaj Atalanes dhe i jep buzeqeshjen e munguar trajnerit kuqezi, Karlo Ancelotit. Ky i fundit e falenderon pas ndeshjes se djeshme me Atalanten. "Pipo na ka dhene nje dore ne ecurine tone dhe duhet te falenderojme. Mendoj se kemi bere autokritike, ne kete ndeshje." - u shpreh Anceloti. "Ekipi duhet te luaje pa frike, ne ndeshjet e tjera," - vazhdon me tej trajneri kuqezi, Karlo Anceloti. Por nuk ishte vetem Inzagi qe shenoi tre gola. Edhe Di Vaio i Bolonjes realizoi nje triplete tjeter, ndaj Sampdorias. Bolonja fitoi 3-0, fale golave te sulmuesit qe shkelqeu ne kete sfide, per t'i shpetuar zones se renies ne nje kategori me poshte. Kievo e Bogdanit eshte ndalur ne nje barazim 1-1. Sulmuesi yne nuk eshte aktivizuar gjate ndeshjes.