E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana dhe Marseja, nje shans i humbur

Olimpiku i Marsejes la dy pike te tjera ne shtepi. Me barazimin e fundit, skuadra ku luan kosovari Lorik Cana, humbi edhe nje shans te mire per t'u afruar ne krye me Lionin. Kampionet ne fuqi te Frances, Lioni, eshte mundur nga Lile ne fushen e kesaj te fundit. Barazimi 0-0 me Valensinses eshte cilesuar nje rezultat zhgenjyes nga ana e Canes. Marseja mund te ishte afruar dhe ne nje rast te tille, do te shpresonte ne fund per te fituar kampionatin francez. "Ne nuk mund te bejme asnje ndryshim, ne objektivat tane. Ne cdo ndeshje, fitorja varet nga loja dhe forma e lojtareve. Por kjo nuk eshte nje situate e keqe. Ishte deshperuese, qe e humbem mundesine per te qene me afer kreut",- perfundon Lorik Cana. Me Lionin eshte afruar ish-ekipi i Canes, Paris Seint Zhermein qe fitoi ne ndeshjen e fundit. Olimpik Marseje, pas barazimit ne ndeshjen e fundit, mbeti kater pike larg vendit te pare, qe vazhdon te mbahet nga Lioni. Olimpik Marseje eshte kualifikuar edhe ne Kupen UEFA. Cana dhe ekipi i tij do te kene nje prove te veshtire, ndaj Ajaksit. Pas nje demtimi, lojtari i kombetare sone i eshte rikthyer fushes se blerte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›