E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam ne boteror, pjese e stafit te Kapelos

Devid Bekam theksoi se eshte krenar qe do te udhetoje me ekipin e Anglise, drejt finaleve te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010". Ish- kapiteni i "Tre Luaneve" eshte parashikuar qe te behet pjese e stafit te Fabio Kapelos, ne vigjilje te finaleve te Kupes se Botes. Bekam ishte i demtuar ne "Tenden e Akilit" dhe humbi mundesine per te udhetuar si lojtar, ne finale te boterorit afrikan. Gjithsesi, Kapelo ka kerkuar qe mesfushori te bashkohet dhe te udhetoje me ekipin, duke i afruar nje rol tjeter, edhe pse akoma nuk eshte mesuar roli ekzakt i tij. Bekam thekoi per "Sports Nees" se: - "Akoma nuk jam takuar me drejtuesit e ekipit, per te diskutuar ne lidhje me rolin qe do te kem ne te ardhmen. Ata me kane thene se duan qe te jem edhe une pjese e skuadres kombetare. Me thane se duhet te jem ne perberje te ekipit, per ta ndihmuar ate, qe te arrije suksesin e duhur, ne finale te boterorit." Devid Bekam po udheheq stafin e Anglise, qe ka per qellim organizimin e finaleve te Kupes se Botes, ne vitin 2018. Mesfushori u demtua gjate nje ndeshje te kaluar kur ishte pjese e Milanit dhe per kete arsye humbi mundesine qe te luante me ekipin, ne boterorin e radhes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›