E Diel, 1 Nëntor 2026

Stina italiane e aktiviteteve, Pulia prezantohet ne Shqiperi

Mes shume aktiviteteve, vendi yne do te prese sot ne Gjirokaster e ne vijim ne Akademine e Arteve, nje ekspozite magjike dhe terheqese me punime te gjeniut Leonardo da Vinci

Ne kuader te stines italiane te aktiviteteve, u zhvillua dje ne Tirane aktiviteti "Albania-Pulja; dy popuj, nje miqesi", ku u prezantuan shume sipermarrje te perbashketa ne fushen e kultures, ekonomise etj., qe do te zhvillohen ne Akademine e Arteve nga 18-22 maji. Te pranishem ne kete takim ishin Ambasadori i Italise ne Shqiperi, Saba D'Elia, Bernardo Notarangelo, Drejtues i "Departamentit per Mesdheun" te Rajonit te Pulias, Petrit Malaj, Rektori i Akademise se Arteve, Nikolle Lesi, Zv.minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve etj. Shiriti i nisjes do te pritet mbremjen e 18 majit, me nje koncert te Orkestres Simfonike te provinces se Barit, dedikuar Domenico Modugnos, ndersa vemendja e botes institucionale dhe ekonomike do te perqendrohet diten e enjte, me 20 maj, me prezantimin e projektit strategjik "Alterenergy". Ambasadori italian nuk mund te mos permendte marredheniet e shkelqyera Itali-Shqiperi, ne aspekte te ndryshme kulturore, ekonomike, sociale etj. "Ky sezon me mbi 80 aktivitete, ju njeh me nga afer me Pulian, pika kryesore e kontaktit tuaj ne Itali, qe ka nje rol primar te perfaqesise sone ne Shqiperi", deklaroi D'Elia. Eshte pikerisht "Departamenti i Mesdheut te Rajonit te Pulias", ai qe celebron strategjine e konsolidimit te partneritetit evropian me vendin e shqiponjave, me rastin e stines se madhe te eventeve "Itali-Shqiperi; dy popuj, nje det, nje miqesi", e cila ka nisur marsin e kaluar. "Ne Akademine e Arteve do te kete aktivitete te ndryshme, duke nisur qe nga projeksionet e filmave te prodhuar ne Pulia, folklori, gastronomia, iniciativa muzikore etj. Do te kete edhe nje monster te makinerive te Leonardo da Vincit", tha ne fjalen e tij Bernardo Notarangelo, Drejtues i "Departamentit per Mesdheun" te Rajonit te Pulias. Sipas rektorit te AA-se, Petrit Malaj, jane parashikuar jo vetem evente muzikore, por edhe workshop-e, ekspozita fotografike, projeksione filmash, degustimi i produkteve me te mira te ketij rajoni italian, nen kujdesin e Institutit Agronomik te Mesdheut, te Barit dhe te Shoqates "Magna Greqia Mare" etj. "Nese ushqimi i Pulias eshte kaq i mire, pergatituni te vijme me gjithe stafin prej 108 personash te MTKRS-se", iu drejtua me humor dy perfaqesuesve italiane, ambasadorit D'Elia dhe Bernardo Notarangelo-s, zv.ministri Nikolle Lesi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›