E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas, jave vendimtare per te ardhmen

Kapiteni i Arsenalit, Ces Fabregas deshiron qe te percaktoje te ardhmen e tij, para finaleve te Kupes se Botes dhe pranoi se ka shume deshire qe te bashkohet me ekipin e Barcelones. Fabregas, i cili deshtoi per te fituar nje trofe ne pese sezonet e fundit me Arsenalin, u shpreh se ai mbetet ende i lumtur me klubin e Premier Liges, por paralajmeroi: - "Nese do te le Arsenalin, do te luaj te Barcelona." Ish-lojtari i te rinjve te Barcelones do te bashkohet me 24 maj me ekipin e Spanjes, ne pergatitjet te kupes se Botes 2010 dhe theksoi ne lidhje me te ardhmen. - "Dua qe te vendos per te ardhmen para se te filloje Kupa e Botes. Do te jete e pamundur qe te percaktoj te ardhmen, gjate nje kompeticioni te rendesishem. Dua te vendos me shpejt, qe te jem plotesisht i fokusuar ne boteror." Ces Fabregas u demtua gjate sezonit te fundit dhe per kete arsye ai nuk luajti ne nje pjese te mire te ndeshjeve. Gjithsesi, 24 vjecari ka nje kontrate qe e mban te lidhur me topcinjte, deri ne vitin 2014. Ai tha se edhe me Arsenalin ndihet shume i lumtur. - "Jam shuam i lumtur te Arsenali dhe nuk dua qe te largohem nga kjo skuader." Fabregas do te vendose per te ardhmen e tij, brenda kesaj jave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›