E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekim Kastrati, “vuajtja” vazhdon edhe një javë

Fati i keq që e kishte përcjellë Bekim Kastratin gjatë viti të kaluar, duket se nuk po i shqitet as sivjet. Sulmuesi pejan që ka zhvilluar një ndeshje me kombëtaren shqiptare do të mungojë edhe në ndeshjen e kësaj jave për skuadrën e Eintracht Brauenschweig. Megjithëse mediat gjermane kishin njoftuar një javë më parë se sulmuesi shqiptar kishte filluar stërvitjet dhe pritej të aktivizohej me skuadrën në ndeshjen e së dielës kundër Unterhaching, një problem me dhëmballën nuk e ka lejuar që të jetë i gatshëm për skuadrën. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Brauenschweig, Dietmar Demuth, i cili ka shtuar se shpreson që të ketë në dispozicion shqiptarin për ndeshjen e radhës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›