Bekim Kuli goditja e parë e klubit të Dinamos
Tiranë - Bekim Kuli do të jetë pjesë e skuadrës së Dinamos për dy sezonet e ardhshme. Mesfushori 27-vjeçar firmosi me skuadrën kryeqytetase, duke u shkëputur kështu nga kavajasit e Besës. Në fakt, kjo nuk është hera e parë për Kulin në radhët e Dinamos, pasi ai ishte pjesë e kësaj skuadre në sezonin 2007/08, kur u shpall edhe kampione e vendit.
Ish-kapiteni i Besës në karrierën e tij është aktivizuar edhe me skuadrat e Partizanit, Teutës dhe Lushnjes.
Ish-kapiteni i Besës në karrierën e tij është aktivizuar edhe me skuadrat e Partizanit, Teutës dhe Lushnjes.