E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bektashinjte festojne sot Diten e Sulltan Novruzit

Besimtarët bektashinj kanë festuar sot ditën e Sulltan Novruzit.
Ditëlindjen e Imam Aliut, apo ditën e rilindjes se madhe pasi sipas bektashinjve në 22 mars ringjallet natyra dhe njerëzit shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Në ditën e Sulltan Novruzit apo atë që bektashinjtë e konsiderojnë si ditën e fisnikërisë së madhe besimtarët përgatisin gatime karakteristike, një ndër të cilet është dhe byreku me lekë i pergatitur me 12 lloje të ndryshme barishtesh dhe vizitojnë Selinë e shenjtë.
Urimet për paqe në këtë ditë të shënuar besimtarët kanë marrë edhe nga krerët më të lartë tështetit. Kryeministri Sali Berisha ka vizituar Kryegjyshatën shqiptare, për të uruar festën e Sulltan Novruzit. Në përshëndejen e tij, kreu i qeverisë ka theksuar se teqet janë tempuj të atdhetarizmit shqiptar.
Në festën më të rëndësishme për komunitetin bektashinj, selinë e shenjtë e kane vizituar edhe krerët e komuniteteve të tjera fetare në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›