Boci: Topalli në Presidencë, jo ndryshime në qeveri
TIRANE-Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi hedh akuza të forta ndaj Presidentit, Bamir Topi. Në këtë intervistë për "Gazeta Shqiptare", ai pretendon se kreu i shtetit po mbron persekutorët e ish-të përndjekurve politikë dhe rrëmbyesit e pronave, ndërkohë që nuk firmosi ligjin e lustracionit, me qëllim që të akuzonte sipas tij pa fakte PD-në. Për sa i përket pasardhësit të tij në presidencë, Luçiano Boçi shpreh preferencat e tij për kandidaturën e Jozefina Topallit.
Z.Boçi, pse është ashpërsuar kohët e fundit konflikti mes presidentit Bamir Topi dhe PD-së?
Në realitet, ky konflikt nuk është gjeneruar dhe stimuluar në asnjë moment nga PD-ja dhe njëkohësisht as ashpërsuar nga PD-ja. Tek e fundit, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë motiv për një gjë të tillë. Përkundrazi, gjithmonë në këtë marrëdhënie për presidentin si president ka ekzistuar dhe zbatuar një respekt absolut institucional, sikurse për presidentin si ish-nënkryetar i PD dhe ish-kryetar i grupit parlamentar të PD, ka pas ekzistuar në frymën e partisë, një bonsens i heshtur dhe i natyrshëm, i tillë që nuk implikonte rolin e tij institucional. I frustruar nga ndryshimet kushtetuese, të diktuara si produkt i pavarur i një marrëveshjeje politike të domosdoshme, presidenti për arsye dhe të tjera që mund të jenë të nivelit personal, sistematikisht nxitoi të krijonte një hendek gjoja institucional, por që kishte brenda prapavija të ndryshme, përfshi dhe atë politike. Ky hendek herë u shfaq si mosdekretim, herë si përplasje protokollare, për të arritur kulmin në mosveprim dhe heshtje përkrahëse për tentativën e marrjes së pushtetit me dhunë nga e majta më 21 janar. Finaliteti i gjithë kësaj ishte flirtimi me të majtën, kur në zgjedhjet lokale ai votoi, pa u skuqur, kandidatin e PS-së.
I vetëgjendur dhe i vetëpozicionuar pas kësaj, në perspektivën politike, jashtë përkrahjes së PD, presidenti shpalli konfliktin me të, me qëllimin për t'u paraqitur jo si hero, por si viktimë politike, për të tërhequr rreth vetes, mëshirën e të gjithë atyre njerëzve të mirë, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër kishin fituar një pakënaqësi momentale me PD-së. Dhe e gjitha kjo, për të shpëtuar thjesht karrierën e vet, tashmë në prag të falimentimit të sigurt. Kjo në fakt ishte dhe mënyra e vetme e të mbeturit faktor, pas marrjes vesh (jo nga ai vetë) të lënies së sigurtë të presidencës. Duke pasur dhe pak përvojë politike, ai e di mirë që ashpërsimi e faktorizon më shumë, prandaj në çdo moment ai ndez urat e konfliktit, duke artikuluar akuza dhe opinione të cilat duken se e kanë burimin tek arkivat e mikut të tij më të ri politik, Ramës, dhe duket se po i përdor si lajtmotiv për të shtrënguar radhët e partisë së re.
A ekziston frika se përmes krijimit të partisë së re, z.Topi do të dëmtojë mazhorancën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
E shpreha saktë, se nuk ka një sulm të PD-së ndaj Topit, por një reagim të PD-së ndaj sulmeve të Topit. Dikush mund ta fusë dhe në rendin e të pabesueshmes, por është e vërtetë se konfliktin e krijon ai që kërkon të përfitojë nga ky konflikt. Në këtë logjikë nuk ka se si PD-ja të merret me Topin dhe është e qartë që është Topi i interesuar të merret me PD-në. Ndërsa pjesa e të pasurit frikë, nuk futet në temat që duhet të merren në konsideratë. PD-ja gjatë historisë së saj ka pasur disa "arratisje" të tilla, por që më shumë se ikje nga PD-ja janë arratisje nga vetvetja, dhe efekti i tyre ka qenë afër zeros.
Ka të drejtë presidenti kur thotë se PD-ja dhe qeveria nuk ka bërë asgjë në drejtim të ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve legjitimë?
Historia e marrëdhënies së PD-së me ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët është një histori e gjatë, gati 20-vjeçare dhe përgjatë kësaj kohe ajo ka dëshmuar që është dhe mbetet mbrojtësja dhe shprehësja natyrale, më e mirë e interesave të tyre. Në të gjitha momentet e të qenurit të saj në pozitë, ajo ka ofruar paketa ligjore të domosdoshme, të cilat vazhdimisht janë përmirësuar me qëllim ofrimin e zgjidhjeve më të mira të mundshme për këto shtresa. Dhe në opozitë ajo ka qenë artikuluesja më e fortë e të drejtave të tyre. Është e habitshme të dëgjosh presidentin në një deklarim të tillë, kur vetë ky i fundit i ka pasur të gjitha atributet politike dhe pozicionet ekzekutive dhe ligjore, për të ndërmarrë aksione konkrete, të cilat ai do t'i konsideronte si të domosdoshme për të plotësuar atë që citova më lart, tërësinë e ligjeve që rregullojnë interesat e këtyre shtresave. PD vazhdon të insistojë dhe të ligjërojë kompensimin për të gjithë kategoritë e të përndjekurve sikurse, duke kundërshtuar këtu dhe orientimet e organizmave ndërkombëtarë, dhe kompensim financiar 100% të ish-pronarëve. Ajo që nuk ka bërë PD dhe normal që nuk do ta bëjë kurrë, është ajo që ka bërë Presidenti Topi - vlerësimin dhe glorifikimin e xhelatëve, të atyre që kontribuuan në mbajtjen në këmbë të terrorit dhe dhunës diktatoriale, të atyre që dënuan me pasion ish-të persekutuarit dhe rrëmbyen ish-pronarët. Këtu siç duket i ngatërrohet dhe mendimi zotit President.
PD-ja e ka akuzuar në mënyrë të vazhdueshme z.Topi për marrje ryshfeti në këmbim të emërimeve, por a do të kërkojë PD-ja një hetim parlamentar ndaj korrupsionit presidencial?
Deri tani kjo nuk është kërkuar dhe as hedhur si ide, ndërkohë që dhe organe të tjera nuk janë vetëvënë në lëvizje për një akuzë të tillë.
Presidenti është ku-ndërpërgjigjur se në qe-veri dhe parlament ka ish-sigurimsa të shtetit. Ka të tillë në mazhorancën e djathtë?
Është interesante në fakt, të dëgjosh presidentin të hedhë një akuzë të tillë. Mendoj që për pozicionin që ka dhe si "shprehës i unitetit të popullit" dhe "garant i kushtetutës", një president kurrsesi nuk duhet të jetë hipotetik. Dhe Presidentit i është dhënë mundësia e madhe të mos jetë aspak i tillë, kur i është dërguar për dekretim ligji i dosjeve. Kujtojmë këtu protestat e shumta, midis të cilave dhe ato të shoqatës së të persekutuarve politikë, për dekretimin e këtij ligji. Paradoksalisht, atëherë ai vendosi të heshtë, duke i sfiduar (dhe PD-në), kur kishte mundësi të tregohej i sinqertë me ata që vuajtën kalvarin e persekucionit, ndërsa sot bërtet sikur vërtet ndjehet i shqetësuar dhe harron që vetë pengoi me ndërgjegje një ligj që nuk do t'i jepte atij sot mundësi të akuzonte në ajër dhe kjo nuk tingëllon aq mirë. Nuk besoj se me mosdekretimin është treguar largpamës për interesat e tij, më shumë se rrethanor. Meqenëse Presidenti i di, unë shpresoj të na i thotë, megjithëse çuditshëm i ka lejuar vetes të bëjë jetë partie midis sigurimsave!
Pas ikjes së Gazmend Oketës nga PD-ja, mendoni se do të ketë largime të tjera nga grupi parlamentar i PD-së?
Stina e largimeve filloi dhe mbaroi. Magjizmi i PD-së si forcë politike është më i fortë se çdo preferencë personale.
Me afrimin e zgjedhjes së presidentit të ri, po përfliten shumë emra, drejtues të PD-së për pas-ardhësin e Topit? Sipas jush, kush duhet të ulet në karrigen e presidentit të ri?
Që duhet të jetë një nga figurat qendrore të PD, për këtë jam në dakordësi të plotë dhe sigurisht, theksoj që zgjedhja do bëhet sipas kushtetutës. Ndërsa për emrat është ende herët, megjithëse prononcimet e para tashmë janë bërë dhe kjo është diçka normale. Duket një ekuacion pa shumë të panjohura. Ajo që intrigon është rruga që do ndiqet për zgjidhjen e këtij ekuacioni.
Si e shikoni kandidaturën e z. Berisha për një rikthim në presidencë?
Vetë Kryeministri e ka rrëzuar kategorikisht idenë e të qenurit kandidat dhe pas kësaj nuk besoj se ka diskutime.
Po të znj. Jozefina Topalli për kryetare të re të shtetit?
Më duket shumë e përputhur si kandidaturë, për vetë vlerat që mbart figura e saj. Politikane tepër aktive, me personalitet dhe karakter. Për më tepër, përfaqësuese shumëdimensionale dhe e shumëfishtë e kontributeve historiko-sociale dhe aktuale të shtresave më të respektuara të shoqërisë shqiptare dhe njëkohësisht si simbol i emancipimit të politikës. Mbetet kryeparlamentarja e parë dhe pse mos jetë dhe presidentja e parë.
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është shprehur se Lulzim Basha është një yll një ngjitje në politikën shqiptare. Sipas tij, politikës i duhet një gjak i ri si Basha tek PD-ja dhe Blushi tek PS-ja. Si e shikoni këtë deklaratë të diplomatit të SHBA-ve?
Bashkohem me opinionin e ambasadorit amerikan për mënyrën se si e ravijëzon suksesin politik të z. Basha, por nuk konfirmoj që konteksti i domosdoshmërisë së gjakut të ri në prononcimin e z. Arvizu të jetë sipas pyetjes së drejtuar, por si alternim, ndër-thurje e vlerave solide të instaluara nga lideri historik i PD, z. Berisha dhe atyre të afirmuara rishtaz nëpërmjet njerëzve të rinj si z. Basha. Dhe këtu nuk bëhet aspak fjalë për kapërcim. Ndërsa për çështjen e PS, ajo që është konsideruar si e re dhe e vlerësuar tek Blushi, ishte mendimi i tij ndryshe, për rolin e deputetëve në lidhje me 21 janarin dhe jo thjesht vetëm për këtë. Pra, evidentohet domosdoshmëria e pasjes së një mendimi krejt të ndryshëm më këtë të sotmin që sundon në PS, që karakterizohet nga bllokimi, agresiviteti ireal, anti-politik. Blushi në parti është më i hershëm se Rama, pra jo kaq gjak i ri, dhe diferenca mo-shore midis tyre është po-thuaj zero, por nuk është faji i tij që Rama në sytë e ndërkombëtarëve duket progresivisht më i vjetruari i politikës. Dhe këtu mesazhi për kapërcim është dukshëm i perceptue-shëm. Rama duhet të largohet për t'i lënë vendin mentali-teteve të reja.
Prej kohësh flitet për trashëgiminë politike të z.Berisha në PD. Kur dhe kë shikoni në krye të PD-së?
Në PD nuk flitet dhe mendohet për një gjë të tillë. Vazhdoj të shoh papërcaktueshmërisht z. Berisha në krye të PD.
Mendoni se duhen bërë ndryshime të thella në qeveri?
Nuk mendoj se është momenti oportun për ndryshime të thella, sikurse mendoj që është kryeministri ai që vendos, në bazë të performancës qeverisëse, të ndryshojë apo jo përbërjen e kabinetit.
A e ktheu PD-në aleanca me LSI-në majtas dhe a i trembeni një "pabesie" të Ilir Metës në zgjedhjet e 2013-ës për një aleancë të re me Edi Ramën që do e kalonte të djathtën në opozitë?
Pyetja më e drejtë në fakt do të ishte nëse e ktheu PD-ja LSI-në djathtas dhe përgjigja më e drejtë është që të dyja kanë konverguar drejt qendrës, në shumë aspekte. Në lidhje me aleancën, nuk duhet të harrojmë që PD në 2009 mori 70 deputetë, sukses që hipotetikisht mund ta përsërisë prapë dhe interesi politik i LSI është të bëjë aleancë me më të fortin.
(d.b/BalkanWeb)