E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozho Legalizimi ne Tirane po ecen me ritme te vrullshme

Agjencia e Legalizimeve po shpërndan dhjetëra leje legalizmesh çdo ditë për qytetarët e Tiranës, brenda dhe jashtë vijës së verdhë. Drejtori i ALUIZNIT Tiranë, Kreshnik Bozho sqaron për ABC Neës se agjencia është duke punuar me ritme të vrullshme me qëllim përshpejtimin e këtij procesi.
Zoti Bozho bën të ditur se janë ende 80 mijë leje legazimesh, që duhet të shpërndahen për qytetarët e Tiranës. Sipas tij, disa prej tyre janë duke u printuar.
Duke u ndalur tek problemet, Bozho bën të ditur se ka ende qytetarë që nuk paguajnë faturat financiare dhe si të tilla lejet mbeten të pa marra.
Procesi i legalizmit ka ecur shumë përpara me përpunimin e dosjeve brenda vijës së verdhë të Tiranës, që ka kaluar shumicën e objekteve në vendimin e Këshillit të Ministrave. Më mbrapa janë njësitë e tjera vendore. Megjithatë, ALUIZNI i Tiranës po e ndjek procedurën paralelisht në të gjithë qarkun e Tiranës, në Kavajë, pra në të gjithë Prefekturën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›