Bektashinjte festojne sot Sulltan Novruzin uron Presidenti Nishani
Besimtarët bektashinj në të gjithë vendin festojnë sot festën e Sulltan Novruzit.
Kjo festë njihet ndryshe edhe si dita e rilindjes së madhe. Sipas besimit bektashi, në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet. Kjo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë, për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.
Në ditën e Sulltan Nevruzit gatimet karakteristike janë byreku me lekë, i cili ndahet në aq pjesë sa anëtarë ka familja.
”Kjo është dita e përkujtimit të Imam Aliut, dijetarit dhe shenjtorit më të madh, që luftoi ndaj diktaturës, injorancës, duke sjhellë paqe, dashuri dhe mirësi”.
Kryetari i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, uron të gjithë besimtarët dhe shqiptarët kudo ndodhen për sa më shumë paqe dhe begati.
Për të urur bektashinjtë me rastin e festës së tyre në selinë e kryegjyshatës pritet të zhvillojnë vizita autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit.
Ceremonitë festive do të zhvillohen pranë kryegjyshatës, duke nisur nga ora 10:00 në Tiranë.
Presidenti Nishani uron besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit
Sot bashkohem me Ju në këtë festë të bukur.
Nga më interesantet, nga më të bukurat marrëdhënie të një populli me një besim, marrëdhënia e shqiptarëve me Bektashizmin, ka qenë gjithmonë një marrëdhënie magjepsëse, shumëdimensionale, sa shpirtërore, shoqërore, edhe utilitare.
Bektashizmi i ka shërbyer në shekuj shqiptarëve si çimento lidhëse për të bërë të mundur drejtpeshimin shpirtëror përbrenda vetes, sa edhe për të ruajtur ekuilibrat, me njëri-tjetrin si dhe mes Bektashizmit dhe besimeve të tjera.
Përqafimi i Bektashizmit prej shqiptarëve nuk është thjesht çështje misionarësh të zotë që u nisën prej diku e mbërritën diku tjetër për të përhapur një besim.
Në themel të kësaj dukurie mrekullibërëse janë një numër cilësish të përbashkëta mes Bektashizmit dhe shqiptarëve. Disiplina dhe toleranca, kryelartësia dhe përulja, aftësia për të qenë në të njëjtën kohë edhe pjesë e diçkaje më të madhe edhe diçka e mëvetëshme, janë disa prej këtyre cilësive.
Popullarizimi i Bektashizmit ndër shqiptarë është rast i rrallë i një përshtatshmërie perfekte për t’u zhvilluar, begatuar e përsosur përmes peripecive mundonjëse dhe vuajtjeve të shumta.
Duke gëzuar këtë festë, duke kryer ritin e saj, të urojmë njëri- tjetrin për më shumë mirësi, për më shumë begati, për më shumë harmoni.