E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb lekët në kazino, vetëvaret 33-vjeçari, i mbytur në borxhe

KORÇE - Një 33-vjeçar ka vendosur ti japë fund jetës së tij pasi kishte humbur parat në lojrat e fatit dhe ishte mbytur në borxhe.

Vetëvarja në një pemë e Mariglen Xhangollit nga fshati Dishnicë të Korçës është raportuar sot në mëngjes.

Vetëvrasja ndodhi në fshatin Rehovë të rrethit të Ersekës, ku banonte prej 8 marsit, që ishte larguar nga shtëpia.

Sipas policisë shtetasi Mariglen Xhangolli ishte i martuar me fëmijë dhe ishte frekuentues i lojrave të fatit. Dyshohet se vetëvarja ka ndodhur për shkak të borxheve të shumta që kishte 33 vjecari Xhangolli.

(ad.ti/s.g/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›