E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder nis permiresimi i situates nga permbytjet

Nis përmirësimi i situatës në qarkun e Shkodrës.

Reshjet janë ndërprerë dhe niveli i liqenit po ulet gradualisht.

Prurjet e Lumit Kir e Gjadër së bashku arrijnë në 200 m3/s.

Shtabi i Emergjencave raporton se shkarkimet janë në kuoten e 1000 m3/s dhe do vijojnë në këto nivele edhe për disa orë.
Aktualisht janë rrreth 4500 ha tokë e përmbytur .

Aksi rrugor Shkodër-Dajç, Shkodër-Velipojë në segmentin tek Ura e Gjo’Lulit janë të pakalueshëm.

Gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja e forcave të Ushtrisë, për sistemimin e rrugës dytësore përmes Bendit të Torovicës dhe Bishtit të Jukës me qëllim lidhjen e Velipojës me Shkodrën për të gjitha llojet e automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›