E Diel, 1 Nëntor 2026

Bela Xhindoli: Unë 15- vjeçarja që guxova t’u këndoj parlamentarëve



Nuk ndjek studimet në shkollë muzike, por ka marrë leksione private që nga momenti kur nëna zbuloi tek ajo talentin për të kënduar. është vetëm 15 vjeç, dhe për herë të parë si këngëtare u shfaq në “Top fest 6” me këngën “Ritëm, ritëm”. Gjimnazistja e”Sami Frashërit” tregon se si e bëri ëndrrën realitet duke provuar me një këngë kushtuar politikanëve që bëjnë sherr në Parlament, dhe revoltën në klipin e ri “Dua të thyej” dedikuar adoleshentëve pa tabu:
Klipi yt i parë titullohet “Parlamenti” në bashkëpunim me Vagabondin. Pse kjo këngë që u kushtohet politikanëve?
Këtë këngë e nisëm si bashkëpunim me këngëtarin Vagabondi me ndihmën e kompozitorit Gramoz Kozeli. E titulluam “Parlamenti” nisur nga kriza globale dhe problemet e shumta sociale që po i provojmë të gjithë.
Por je vetëm 15 vjeç dhe ky ishte klipi yt i parë, pse me një këngë që i kushtohet Parlamentit? Të pëlqen politika?
Në fakt ne u munduam të prekim problemet sociale të popullit dhe ideja na lindi që në fillim të zgjedhjeve para 28 qershorit. Unë personalisht ndieja një boshllëk në vetvete kur shikoja dhe dëgjoja që çdo politikan nisi të grumbullonte nga njëzet vetë dhe të formonte parti, duke u përpjekur të përfitojnë për vete pa e vrarë mendjen për hallet e popullit. Siç thuhet në këngë “Nëna parti” e theksoj këtë thënie, sepse për mua është “Partia Demokratike”, dhe mosha ime i përket vetëm kësaj partie.
Klipi i dytë titullohet “Dua të thyej” është kjo një këngë me revoltën e vajzave të moshës tënde në stilin R and B?
Po natyrisht të gjitha vajzat dhe djemtë e kësaj moshe, pra adoleshencës, pëlqejnë rryma të forta e ritmike, dhe ndaj jam munduar të kënaq publikun me këtë këngë që është në stilin tim R and B dhe house. Në fakt unë kam realizuar deri tani shtatë këngë dhe jam duke punuar për këngën e tetë me produksion të “Max Produksion”.
Po hyn në një treg me emra të njohur, cilët janë këngëtarët e tu të preferuar dhe modelin e kujt të pëlqen të ndjekësh?
Më pëlqejnë “Elita 5”, Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Zajmina, Blero. Për vete do përpiqem të arrij sukses në stilin tim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›