E Diel, 1 Nëntor 2026

Alban Dudushi ndërron profesion në verë, vendos të drejtojë një Pub



Ka vendour të ndërrojë profesion por vetëm për verën pasi për momentin asgjë nuk mund ta joshë më shumë sesa “Top Show”, programi të cilin ai e drejton prej kaq vitesh dhe duket se tashmë janë bërë një me të. Në mbyllje të sezonit televiziv, Alban Dudushi ka menduar të merret me një tjetër punë, të menaxhojë një Pub i cili gjendet jashtë Tiranës dhe quhet “Fari”, por mjaftojnë vetëm 5 minuta me makinë për ta shijuar ambientin e mrekullueshëm me pishina që ajo të ofron. Orkestra e “Top Channel” dhe këngëtarët e saj do të performojnë atje live çdo të enjte, të premte dhe të shtunë, ndërkohë që Albani do të bëjë të zotin e shtëpisë që do të sajdisë të gjithë të ftuarit. Prezantuesi i njohur duket se po sakrifikon edhe pushimet e kësaj vere i joshur nga kjo eksperiencë e re, por ama do të jetë përsëri mes njerëzve dhe do ketë mundësi të flasë me to, jo si në “Top show” për një temë të caktuar, por për gjithçka.
Kështu, të gjithë ata që e pëlqejnë Alban Dudushin, gjatë kësaj vere mund ta takojnë tek “Fari”. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësi ta shihni atë në një tjetër version, pa kostum e kollare dhe komplet informal. Të shohim a do të jetë aq i zoti Dudushi në menaxhimin e këtij pub-i, po aq sa në drejtimin dhe moderimin e programit të tij të suksesshëm “Top Show”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›