I dashuri i ri i Zana Krasniqit, ish-i i Melanies së “Spice Girls”
Pas ndarjes së bujshme që ndodhi me Lorik Canën, supermodelja kosovare është hedhur në krahët e dikujt tjetër. Ndërkohë që Cana ka filluar lidhje të re me një bukuroshe angleze, në anën tjetër edhe Zana viziton shpesh shtetin anglez, pikërisht për shkak të lidhjes së re. Djaloshi përkrah Zanës, nuk është i huaj por është shqiptar. Ai është një biznesmen kosovar, i cili ka jetuar për një kohë të gjatë në Angli, ndërsa kohëve të fundit po shihet më shpesh në Prishtinë. Ndoshta lidhja me bukuroshen Krasniqi, e ka detyruar biznesmenin të vazhdojë qëndrimin e tij në Kosovë. Akoma nuk është mësuar emri i tij, por burime tona nga Prishtina tregojnë se tashme i dashuri i Zana Krasniqit më herët ka qenë në lidhje me Melanie Janine Brown, ish anëtare e e grupit “Spice Girls”.