E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bele: Fitorja në zgjedhjet e 8 majit, do të çoj demokracinë përpara

Partia Republikane ka prezantuar në Fier, kandidatin për kryetar Bashkie të Fierit, i cili përfaqëson PD-në dhe “Aleancën për qytetarin” Ilir Bele.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PR, Fatmir Mediu ka theksuar se gjatë viteve që do të vijnë, prioritet do të jetë rregullimi i shtratit të lumit Gjanica, i cili ka sjell edhe përmbytje si dhe të tregut industrial.
 

Ndërsa kandidati për kryebashkiak në qytetin e Fierit, Ilir Bele, ka premtuar se zgjedhja e tij në krye të kësaj Bashkie do të sjell edhe hapjen e 12.500 vendeve te reja të punës.
 

Ndër të tjera, kandidati i PD-së për kryetar Bashkie, ka theksuar fitorja në zgjedhjet e 8 majit do të coj demokracinë përpara.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›