E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Fitorja nis me Dibren e perfundon me Tiranen

Peshkopi 9 prill 2011 NOA 8211 Partia Demokratike si pjese e koalicionit Aleanca per qytetarin celen zyrtarisht fushaten elektorale per zgjedhjet vendore te 8 Majit duke prezantuar si kryetar te Bashkise se Dibres kryetarin aktual Ilir Krosin. Ministri i Arsimit dhe Shkences dhe deputet i Dibres Myqerem Tafaj duke prezantuar ilir Krosin deklaroi se Dibra ashtu si edhe ne dy zgjedhjet e shkuara vendore edhe ne 8 maj do ti jape fitoren Partise Demokratike duke shenuar nje humbje te turpshme te Partise Socialiste qe sikunder ironizoi Tafaj me parrulen qe ka zgjedhur po tregon se ka hyre ne nje rruge pa krye ne rrugen e destabilitetit dhe te mosnjohjes se zgjedhjeve vendore.

Ministri Tafaj theksoi se MASH-i e ka mbeshtetur fort Dibren duke theksuar se ministria do te investoje per ndertimin e nje gjimnazi te ri pasi mjediset e atij aktual do te lirohen per Universitetin e qytetit.

Filiali i Peshkopise ne vartesi te universitetit te Durresit se shpejti do te fitoje statusin dhe do te behet Universitet me vete premtoi Tafaj.

Ne zgjedhjet e shkuara vendore ne Diber Partia Demokratike ka qeverisur ne 14 komuna dhe ne bashkine e Peshkopise kundrejt vetem nje komune qe u fitua nga te majtet.

Gjate prezantimit te kandidateve per njesite vendore te Dibres merrnin pjese edhe deputetet e qarkut Jemin Gjana Sherefedin Shehu Selami Xhepa Bedri Hoxha si dhe drejtues te partive aleate.

Deputeti Gjana gjate prezantimit te kandidateve deklaroi se fitorja e Partise Demokratike ne zgjedhjet vendore te 8 majit fillon me Ilir Krosin ne Diber dhe mbaron me Lulzim Bashen ne Tirane.

Kryetari i bashkise se Peshkopise Ilir Krosi i cili kandidon per mandatin e 3-te te tij tha se ne mandatin e ardhshem do te realizohen shume projekte ne infrastrukture arsim kulture dhe punesim te cilat jane ne proces tenderimi.

mit/NOA

Lajme te ngjashmeKQZ miraton fondet per fushaten elektorale pjesa e luanit mes PD e PSIdrizi PDIU kerkon voten e shqiptareve patriote per kauzen cameGrupi socialist kerkese per mbylljen e punimeve te Kuvendit gjate fushatesTopi Partite te hyjne ne fushaten zgjedhore me sjellje qytetareXhaferri Durresi po mbytet nga betoni Lidhje8 majit fitore e PD fushaten elektorale Ilir Krosin Jemin Gjana koalicionit Aleanca per qytetarin kryetar te Bashkise se Dibres Myqerem Tafaj Partia Demokratike Peshkopi Universiteti i Dibres zgjedhjet vendore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›