E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Pogradeci, qendër turistike mbarëbotërore

Partia demokratike çel fushatën në qytetin e Pogradecit duke prezantuar kandidatin e saj për këtë Bashki, Luan Topçiun. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Sali Berisha ka vënë në dukje investimet e qeverisë që janë bërë në Pogradec, si në infrastrukturë ashtu edhe në arsim, ku janë rindërtimi i 16 shkollave. Por Berisha, nuk ka anashkaluar as premtimin për furnizimin e këtij qyteti me 24 orë ujë, gjatë viteve të ardhshme.

“Une vij sot tek ju me kënaqësi të madhe sepse viti që shkoi ishte viti i Pogradecit, ishte viti i miqve tuaj nga mbarë bota. Qyteti këtë vit në të cilën Shqipëria është shpallur e bukura e dheut, Pogradeci, perla e saj, do të presë turistë. Ju qytetarët e Pogradecit keni në shpirt mikpritjen si të gjithë shqiptarët, por ju keni në shpirt mikpritjen e turizmit kjo sepse liqenin që ju e keni pjesë të shpirtit tuaj, ju doni ta ndani me çdo shqiptarë dhe çdo qytetarë nga mbarë bota. Kemi investuar më shumë ne Pogradec. Në rrethin tuaj ne kemi ndërtuar 80 km rrugë dhe jam per t`ju zotuar se në rrethin tuaj do të asfaltojmë çdo rrugë të qytetit dhe fshatrave. Në rrethin tuaj ne kemi rindërtuar 16 shkolla dhe gjatë 4 viteve të ardhshme do të rindërtojmë çdo shkollë. Ujësjellësin tuaj modern, kemi investuar 25 miljon euro, ndërsa në mbarë rrethin kemi ndërtuar 14 ujësjellësa, gjatë viteve te ardhme do të keni 24 orë ujë”.
 

Ndërkaq, para simpatizantëve, në fjalën përshëndetëse, zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto deklaroi se kandidati Luan Topçiu është përfaqësuesi më i denjë i këtij qyteti.
 

“Luan Topçiu, është menaxheri vizionar, djali i Pogradecit i cili ka përfaqësuar vlerat më të mira të këtij qyteti dhe të këtij kualicioni, kualicion i cili e mbështet Luan Topçiu. Ai perfaqëson axhendën për integrimin, i cili konsiston ne zhvillimin e ekonomisë, një axhendë që e çon Shqipërinë më afër europës, pa viza ne europë. Përsa i përket vlerave publike, do ta bëjmë qëndrën me të madhe ekologjike dhe turistike të të gjithë rajonit” tha Haxhinasto.

Ndërsa vet kandidati i cili përfaqëson "Aleancën për qytetarin" në zgjedhjet vendore të 8 majit, ka treguar se Pogradeci do të jetë një nga qytetet më të frekuentuara nga turistët, duke theksuar edhe për investimet që do të jenë në 4 vite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›