Belgjika, Eden Hazard largohet nga përfaqësuesja: Do më mungoni

Me një mesazh të gjatë në faqen e tij në Instagram, Eden Hazard i ka dhënë lamtumirën kombëtares. Fantazisti i Real Madrid ka vendosur t’i japë fund përvojës së tij me Belgjikën pas Botërorit zhgënjyes, i cili përfundoi me eliminim në turin e parë. Hazard veshi fanellën e Belgjikës 126 herë, duke shënuar 33 gola, shifra që e vendosin atë në vendin e dytë të të gjitha kohërave në listën e golashënuesve pas vetëm Romelu Lukakut.
“Një faqe e re hapet sot. Faleminderit për dashurinë tuaj – shkroi Eden Hazard në Instagram -. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pafund. Faleminderit për gjithë lumturinë e ndarë që nga viti 2008. Kam vendosur t’i jap fund karrierës sime ndërkombëtare. Do të më mungoni djema”.