E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fillon me Modric kundër Neymar, ja programi i çerekfinaleve

Dy ditë pushim, më pas me çerekfinalet. Botërori 2022 do të ndërpritet deri më 9 dhjetor dhe më pas do të fillojnë sfidat mes tetë kombëtareve më të mira të planetit. Fillojmë me Kroaci-Brazil, pastaj radha Holandw-Argjentinë: fituesit do të takohen në gjysmëfinale në datën 13. Një ditë më pas, megjithatë, hapësirë ​​për Marok-Portugali dhe Angli-Francë: fituesit do të përballen në gjysmëfinalen e datws 14. Modric, Neymar, Gakpo, Messi, Hakimi, Cristiano Ronaldo, Kane, Mbappé dhe të gjithë të tjerët janë gati për betejë.

PROGRAMI

E premte 9 dhjetor, ora 16:00: Kroaci-Brazil

E premte 9 dhjetor, ora 20:00: Holandë-Argjentinë

E shtunë 10 dhjetor, ora 16:00: Marok-Portugali

E shtunë 10 dhjetor, ora 20:00: Angli-Francë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›