Katar 2022, Numrat e pabesueshëm të Marokut

Përfaqësuesja e Marokut është kthyer në një atraksion të vërtetë për sportdashësit në tërë globin. Pas eleminimit të “la Roja”-s fshihen disa numra që tregojnë se formacioni afrikano-veriorë mund të jetë një kërcënim real edhe për Portugalinë.
Zero – Maroku është përfaqësuesja e dytë në historinë e Botërorëve që nuk ka pësuar asnjë gol në një ndeshje ku janë dashur penalltitë që të vendosin për fituesen. “Bono”, heroi i Marokut, i mohoi golin nga pika e bardhë lojtarëve si Sarabia, Soler dhe Busquets.
Precedenti – Për të gjetur një ndeshje ku gjithçka u vendos nga penalltitë por që njëra skuadër nuk arriti të shënonte asnjë gol duhet të kthehemi shumë kohë mbrapa. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Zvicrës dhe Ukrainës e vlefshme për një vend në çerekfinalet e Gjermani 2006. Në atë edicion Ukraina kaloi Zvicrën pasi u tregua më saktë nga pika bardhë. Me kohën e rregullt që mbaroi pa gola (0-0), për të vendosur fituesen u deshën penalltitë. Pascal Zuberbuhler, Marco Streller, Tranquillo Barnetta dhe Ricardo Cabanas ishin goditësit e Zvicrës, të cilët dështuan të shënonin qoftë edhe një gol të vetëm.
Të kyçur – Portieri i Marokut ka qenë një nga lojtarët më të dalluar për formacionin afrikan deri më tani. Yassine Bounou ka arritur që të mos pësojë asnjë gol në tre prej katër takime që ka zhvilluar dëri më tani Maroku. Portugalia është e paralajmëruar…