E Enjte, 5 Nëntor 2026

Belgjika, Martinez: Lukaku? Në një klub tjetër në shtator, jo

E ardhmja e Romelu Lukakut është ende për t’u shkruar dhe premton të jetë një nga temat e forta të merkatos së ardhshme. Në një verë që do të jetë pa ngjarje të mëdha, qendërsulmuesi i Chelsea do të jetë ndër pjesët e çmuara që mund të ndryshojnë fanellën edhe në funksion të Kupës së Botës, të pazakontë të vjeshtës të planifikuar në Katar midis nëntorit dhe dhjetorit. Një eveniment në të cilin sulmuesi do të duhet të mbërrijë me një gjendje shumë të ndryshme fizike dhe mendore nga ajo aktuale.

Për të folur për këtë çështje ka menduar trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, i cili nuk e fshehu shqetësimin për krizën e sulmuesit me synimin për Katarin 2022. Ashtu siç ishte parashikuar prej disa kohësh, trajneri i Djajve të Kuq, Roberto Martinez donte të përfitonte nga miqësorja kundër Irlandës si një test për lojtarët deri tani pak të përfshirë në projektin teknik të kombëtares. Mungesa e ftesës për  Lukaku nuk është një rastësi, por vështirësitë që lojtari po përjeton me Chelsea nuk mund të mos paraqesin problem për ish-trajnerin e Evertonit, i cili në një intervistë për ‘Sun’ nuk e fshehu se priste lajme për të ardhmen e Lukakut.

Duke analizuar situatën e yjeve të skuadrës, Martinez la të kuptohej se priste një shpërthim nga Lukaku nën urdhërat e Tuchel ose një shitje, një skenar i cili megjithatë aktualisht është i pamundur duke pasur parasysh dënimet ndaj Chelsea të vendosura nga qeveria angleze për çështjen e Abramoviç.  “Situatat dhe kushtet e lojtarëve do t’i vlerësoj vetëm pas verës. Kanë mbetur edhe shtatë muaj deri në Kupën e Botës, por pres që disa lojtarë të ndryshojnë klub gjatë verës dhe që në shtator të përjetojnë momente të ndryshme nga momentet aktuale dhe po i referohem veçanërisht Lukakut dhe Hazardit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›