E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pedri shtang Sevillan, Barcelona në vend të dytë

Barcelona koleksionon fitoren e gjashtë radhazi në kampionat dhe vazhdon marshimin triumfal që kur Xavi mbërriti në stol. Blaugranët tani janë të dytat në renditje, 11 pikë prapa liderit Real Madrid, por me një ndeshje më pak të luajtur. Në të njëjtën kuotë pikësh edhe Sevilla që u mposht në Camp Nou si dhe Atletico(tri skuadra me nga 57 pikë).

Në “finale” për vendin e dytë, katalanasit luajtën më mirë dhe pas një pjese të parë pa shumë goditje, përshpejtojnë në pjesën e dytë, duke tentuar portën kundërshtare me Araujo dhe Piquè para se të konkretizojnë përpjekjet e tyre falë Pedrit të zakonshëm, gjithnjë e më shumë simbol i rilindjes blaugrana.

Goli mbërriti në minutën e 72-të dhe në këtë pikë Barcelona duhet vetëm të administrojë, ndërsa Sevilla (që nuk ka fituar në katër ndeshje) u mundua të bëhet e rrezikshme dhe të organizojë një rikthim, por pa sukses.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›