Papa Françesku vizitë në Maltë, thirrje për të ndihmuar refugjatët e luftës

Papa Françesku nisi udhëtimin e tij të parë në Maltë të shtunën, ku bëri thirrje për të ndihmuar emigrantët që kanë rrezikuar jetën e tyre duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun për të arritur në Evropë. Avioni i Papës arriti rreth orës 9:50 me orën lokale (0750 GMT) në aeroportin e Maltës në jug të kryeqytetit, ku u prit me një ceremonie mirëseardhjeje nga kryeministrin Robert Abela dhe personalitete në Pallatin e Mjeshtrit të Madh, ish-selia e Knights Hospitaller që sundoi për shekuj mbi arkipelagun e Mesdheut. Vizita në Maltë ishte planifikuar dy vjet më parë, por u vonua nga pandemia e koronavirusit, dhe tani vjen pasi lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të keqe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, me më shumë se katër milionë të larguar nga vendi. Papa Françesku foli për “erërat e akullta të luftës” që përsëri përfshinin Evropën, ndërsa ai solli në vëmendje konfliktin në Ukrainë. “Edhe një herë, disa të fuqishëm, të kapur fatkeqësisht nga pretendimet anakronike të interesave nacionaliste, po provokojnë dhe nxisin konflikte, ndërsa njerëzit e zakonshëm ndiejnë nevojën për të ndërtuar një të ardhme që ose do të jetë e përbashkët ose nuk do të jetë fare,” tha Papa. Papa bëri thirrje për një reagim ‘të gjerë’ ndaj krizave të emigrantëve. “Emergjenca në rritje e migracionit — këtu mund të mendojmë për refugjatët nga Ukraina e shkatërruar nga lufta — kërkon një përgjigje të gjerë dhe të përbashkët. Disa vende nuk mund t’i përgjigjen të gjithë problemit, ndërsa të tjera mbeten shikues indiferentë,” tha Papa në vizitën e tij në Maltë.