E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika Shqiptaret te dytetpas afganeve per cdo lloj azili

TIRANE- Shqiptaret jane kryesues te listes se azilkerkuesve nga vendet e ndryshme te botes ne Mbreterine e Belgjikes. Ata jane renditur te paret ne krye te Top 10 te vendeve me azilkerkuese ne tetor 2011 nga Brukseli jane nder 10 vendet per numrin me te madh te kerkuesve te azilit per 10 muajt e vitit 2011 jane nder pese vendet e para per numrin e femijeve te pashoqeruar ne tetor 2011 te destinuar per trafikim si dhe kane nje renditje kryesuese ne aplikimet per azil nga viti 2008 deri tani ne fund te vitit 2011.

E faktuar me shifra grafike dhe fakte nga nje Zyra e Komisionerit te Pergjithshem per Refugjatet dhe Personat pa Atdhe CRGA ent me 450 punonjes qe punon per llogari te qeverise belge panorama eshte e zymte per Shqiperine nje vend te cilin kryeministri Berisha e cileson E bukura e dheut Zvicra me det E dyta me rritjen ekonomike ne Europe pas Gjermanise etj. Pas liberalizimit te levizjes ne hapesiren Shengen ne 15 dhjetor 2010 gjithcka nisi ne menyre te qete duke te dhene pershtypjen se shtetasit e vendit me te varfer te Europes ishin turistet me te lumtur te hapesires europiane. Por vetem per pak muaj. Ne fillim te tetorit 2011 zedhenesi i Komisionit Evropian Mikele Cerkone duke komentuar letren qe Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme Cecilia Malmstorm u dergoi ministrave te vendeve te Ballkanit ku kerkoi shtimin e masave per te frenuar azilkerkuesit shprehej se konkretisht per Shqiperine situata nuk ishte problematike.

Por tre jave me vone ne fund te tetorit zyrtaret e Ministrise Federale te Brendshme se Belgjikes dhane alarmin Azilkerkuesit nga Shqiperia po kthehen ne shqetesim te madh muajt e fundit dhe nese vazhdojne keto ritme kjo do te ndikoje ndaj levizjes se lire te shqiptareve. Shqiptaret ne muajt e pare ishin shume te qete dhe respektonin rregullat por ne gusht situata u be shqetesuese sepse nese ne korrik ishin 28 azilkerkues pas nje muaji u bene 50. Ne shtator numri shkoi ne 84 ndersa deri ne 27 tetor u regjistruan 327 azilkerkues gjysma e tyre vetem nga zona e Shkodres.

Duke mos patur zgjidhje tjeter autoritetet belge nisen deportimin ne mase. Mengjesin e 28 tetorit nje avion carter i qeverise blege ktheu 9 azilkerkues ndersa ne 10 muaj ishin kthyer me detyrim 200 azilkerkues shqiptare te cilet pas motiveve te gjakmarrjes kishin arsye ekonomike. Belgjika perballe fluksit pershpejtoi procedurat duke dhene pergjigjen edhe Brenda nje jave.

Por pese dite me pare autoritetet belge falenderuan autoritetet shqiptare per parandalimin dhe goditjen e dukurise se azilkerkuesve. Zyra e Bashkepunimit Policor e Ambasades se Mbreterise se Belgjikes ne Shqiperi i dergoi nje leter ministrit te Brendshem Bujar Nishani duke falenderohen autoritetet shqiptare per perpjekjet e bera per parandalimin dhe goditjen e dukurise se azilkerkuesve.

Sipas shifrave te publikuara nga Zyra e Komisionierit te Pergjithshem per Refugjatet dhe Personat pa Shtetesi CGRA Shqiperia eshte rrote me rrote me Afganistanin per numrin e azilkerkuesve.

Ne vitin 2008 aplikuan per azil 172 shqiptare ne 2009 ishin 256 ne 2010 ishin 204 dhe ne 2011 deri ne tetor ishin 662 plus 105 ne tre javet e para te nentorit. Kulmi ishte kur brenda nje dite ne zyrat e aplikimit per azil ne Belgjike u paraqiten 50 kerkesa qe te gjitha nga zona e Shkodres me pretekstin e gjakmarrjes. Drejtori i Pergjithshem i Emigracionit dhe Azilit Fredy Roosemont shkoi urgjentisht ne Shkoder dhe apeloi per frenim te fenomenit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›