E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leterme: Në vitithiqen vizatpër shqiptarët

TIRANE-Kryeministri i Belgjikës Yves Letermen shprehu sot bindjen e thellë për realizimin e ëndrrës së shqiptareve për heqjen e vizave me vendet Shengen gjatë Presidencës belge brenda vitit 2010 si dhe siguroi mbështetjen ndaj Shqipërisë edhe për anëtarësim dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.
Deklarata e Kryeministrit të Belgjikës Yves Letermen u bë sot në Bruksel, gjatë një takimi që ai pati me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur Leterme siguroi se sa i përket liberalizimit të vizave, Belgjika është plotësisht e angazhuar për liberalizimin e vizave në favor të qytetarëve shqiptarë.
“Siç e dini ka pasur një mision teknik në Shqipëri, që ka investiguar le të themi në terren, tani po presim për raportin e atij misioni teknik. Ne shpresojmë se raporti do të jetë pozitiv, kështu që procedura legjislative e procesit, e ashtuquajtura procedura e vendimit që çon në lëvizjen pa viza të finalizohet në muajt e ardhshëm”, tha Leterme.

Gjatë takimit, Leterme vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e qeverive, bashkëpunimin e ngushtë e frytdhënës në shumë fusha, duke e cilësuar vizitën e Kryeministrit Berisha si një shprehje tjetër e vendosmërisë së dy qeverive për të konsoliduar lidhjet e gjithanshme e miqësore midis dy popujve e vendeve miq.
Diskutimet mes dy kryeministrave u përqëndruan mbi prioritetet e Presidencës belge të radhës së BE-së dhe projektin madhor të integrimit të Shqipërisë.
Në këtë pikpamje, Kryeministri Leterme i rikonfirmoi Berishës mbështetjen e Presidencës belge për të ecur përpara e me shpejtësi drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në BE.
Nga ana e tij, duke bërë një ekspoze të reformave dhe arritjeve gjatë kësaj periudhe, Berisha nënvizoi se "qeveria shqiptare i qëndron përqasjes për një proces të bazuar në performancë, si platforma më e mirë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe arritjen e standardeve evropiane për jetën e qytetarëve".

Të dy kryeministrat ripohuan vendosmërinë e dy qeverive për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, në veçanti shkëmbimet ekonomike - tregtare dhe zgjerimin e investimeve belge në Shqipëri,të cilat po tregojnë gjithnjë e më tepër një interes të lartë për të hyre në tregun shqiptar.
Diskutimet mes dy kryeministrave u përqëndruan edhe në zhvillimet e funidt në rajon në veçanti për Kosovën pas vendimit të GJND-së, ku Kryeministri i Belgjikës ripohoi mbështetjen e plotë të deklaratës së përfaqësueses së lartë të BE-së, baroneshës Ashton.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Belgjika do rikthejë në atdhe 93 të dënuar shqiptarë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›