E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika, ende pa një qeveri

Vendi, ku janë selitë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, theu me 17 shkurt rekordin negativ të një krize më të gjatë qeveritare në botë. Belgjika ka lënë kështu pas vetea Irakun, ku kurdët, shiitët dhe sunitët në dhjetor krijuan një qeveri pas një krize të gjatë prej 249 ditësh. Zgjedhjet në Belgjikë janë zhvilluar me 13 qershor 2010, por ende nuk është krijuar qeveria. Kriza ka të bëjë me grindjet e kahershme midis flamandëve dhe belgëve, që flasin frëngjisht, ndërkohë që ndonjë zgjidhje ende nuk duket në horizont. Tunizianët dhe egjiptianët nisën revolucionin e tyre për shkak se donin t`i largonin nga pushteti diktatorët e tyre. Ndërsa në Belgjikë kërkohet e kundërta. "Ne duam që më në fund të krijohet një qeveri", kërkojnë studentët në rrugë.
"Për 249 ditë me radhë ne jemi pa qeveri. Për 249 ditë nuk ka ndonjë marrëveshje mes partive, të cilat duan të futen në koalicionin qeveritar. Njeriu ka përshtypjen se gjërat po sillen në një rreth dhe nuk po shkojnë fare përpara", thotë Michael Verbauhede, i cili është ndër organizatorët e demonstratave për krijimin e qeverisë. I ashtuquajturi "revolucioni me patate të skuqura", që është një lloj ushqimi kombëtar belg, sinjalizon domosdoshmërinë e arritjes së unitetit në vend, sepse Belgjika kaherë është e përçarë mes pjesës flamande dhe asa,j ku flitet frëngjishtja. Kjo përçarje ka shkaktuar edhe krizën më të gjatë qeveritare në botë.
Politikanët nuk po nguten me negociatat e tyre për krijimin e qeverisë. Shumë prej tyre kanë llogari të tjera. Ata thonë se është e vërtetë që irakianët kanë krijuar një qeveri pas 249 ditë krize qeveritare, por qeveria është konfirmuar zyrtarisht në parlament disa javë më vonë. Për të krijuar përfundimisht një qeveri, pa e thyer edhe rekordin botëror zyrtar në parlament, belgët kanë kohë edhe 40 ditë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›