E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika mbështet integrimin e Maqedonisë

Kryeministri i Belgjikës, Iv Leterme, duke prezantuar prioritetet e kryesimit belg para Parlamentit Evropian në Strasburg, theksoi se Brukseli do të mundohet të arrijë marrëveshje për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë.
Zgjerimi paraqet element kyç në programin e kryesimit belg të BE-së. Leterme theksoi se negociatat me vendet kandidate do të vazhdojnë në mënyrë dinamike dhe të gjithë kandidatët do të vlerësohen sipas meritave të tyre.

Negociatat të cilat udhëhiqen me Kroacinë mund të hyjnë në fazën përfundimtare gjatë kryesimit belg, me Turqinë do të vazhdojnë, ndërsa do të hapen me Islandën.

"Për sa i përket ish Republikës jugosllave të Maqedonisë, kryesimi do të tentojë të arrijë marrëveshje që të fillojnë negociatat për anëtarësim", deklaroi kryeministri belg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›