E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjikë, 9 të vdekur nga zjarri në azil

Të paktën nëntë të moshuar humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën dje në mbrëmje nga një zjarr aksidental që përfshiu një azil në Melle, në veriperëndim të Belgjikës, njoftuan autoritetet lokale. ''Tre të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore'', theksuan burime policore
Zëvendës kryebashkiaku i qytetit, Dany Cottenie, kishte njoftuar më parë për tetë të vdekur, ndërsa më pas kryetari i bashkisë, Dirk De Maeseneer njoftoi se personi i nëntë kishte humbur jetën gjatë dërgimit në spital.
Sipas një eksperti të prokurorisë, nëntë viktima, shtatë gra dhe dy burra humbën jetën nga intoksikimi. Tridhjetë pensionistët e tjerë të azilit u dërguan menjëherë në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›