Operacioni "Era e Jugut", asgjësohen 1114 bimë kanabis, arrestohen dy vendorë

Në vijim të operacionit "Era e Jugut", gjatë një aksioni në Frashër dhe Miçan të Përmetit, policia ka asgjësuar 1114 bimë kanabis sattiva.
Bima narkotike ishte e kultivuar në 14 parcela , me nga 40 deri në 300 bimë secila dhe gjatësi nga 1 metër deri në 4 metra të larta.
Policia ka arrestuar edhe kryetarin e komunës së Frashërit, Tomor Kotorri, si edhe kryeplakun e fshatit Miçan, Faslli Canka, pasi nuk kanë dhënë asnjë informacion për kultivimin e këtyre bimëve narkotike të dyshuara si kanabis sativa të mbjella në vendin e sipërpërmendur, pavarësisht se nga ana e drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës u është kërkuar me shkesën nr 1952 , datë 11.07.2009, informacion për verifikimin e këtij territori. Për këtë arsye nga ana e policisë është ndërmarrë akti i prangosjes së tyre.
Ndërkaq, policia bën më dijeni se nga ana e saj po vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të tjerë të kultivimit të bimëve narkotike në këtë fshat si dhe për evidentimin e parcelave të tjera të mundshme të kultivuara me bimë narkotike në këtë fshat.