E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, vritet kreu i talebanëve

Lajmi bëhet i ditur për mediat ndërkombëtare nga ushtria pakistaneze, e cila është duke bërë verifikimet e duhura. Mehsud është vrarë së bashku me bashkëshorten dhe truprojat gjatë nja aksioni të kryer nga një avion amerikan pa pilot në Vaziristanin e Jugut.
 
“Kemi arsye të besojmë se lajmet mbi vdekjen e tij mund të jenë të vërteta, por për momentin kjo nuk mund të konfirmohet”, deklaron një burim amerikan që ka ruajtur anonimatin.

Shtetet e Bashkuara kishin vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh mbi kokën e Mehsud, i konsideruar si një aleat i rëndësishëm i Al Kaedes.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›