Belgjikë, arrihet marrëveshja për qeverinë e re
Bruksel -Në Belgjikë janë zhvilluar sot negociatat për formimin e qeverisë së re. Demokristiani, Herman Van Rompy arriti sot marrëveshje me pesë parti të shumicës duke hapur rrugën për emërimin e tij si kryeministër nga mbreti belg Albert II, bënë të ditur mediat belge. Zëdhënësi i Van Rompuyt nuk e konfirmoi menjëherë arritjen e kësaj marrëveshjeje, por dhe nuk hodhi poshtë mundësinë për një marrëveshje mes partive të shumicës.
Burime nga pallati mbretëror konfirmuan se betimi është parashikuar të zhvillohet sot në orën 17:00 . Herman Van Rompuy, president i Dhomës së Deputetëve u ngarkua nga mbreti të formojë një qeveri të re për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Yves Leterme.