Kina ofron ndihmë urgjente për Rripin e Gazas
Pekin -Kina ka premtuar se do të japë rreth 1 milionë dollarë ndihmë emergjente humanitare për Rripin e Gazas. ''Kina vendosi t'u japë autoriteteve palestineze si ndihmë humanitare një milionë dollarë, me qëllim blerjen e materialeve të nevojshme dhe urgjente'', deklaroi zëdhënësi i ministrisë kineze të Punëve të Jashtme në një komunikatë. ''Kina kërkon ndalimin e menjëhershëm të konfliktit të armatosur dhe marrjen e masave për lehtësimin e krizës humanitare në Gaza'', theksoi zëdhënësi. Në ditën e katërt të ofensivës izraelite kundër Hamasit, nga sulmet ajrore rezultojnë të paktën 370 të vdekur dhe 1700 plagosur në Rripin e Gazës.