E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD: Opozita fitoi

Tiranë -Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Skënder Gjinushi e ka konsideruar fitore të opozitës, votimin e djeshëm në Parlament ligjin për Porkurorinë.“Projektligji i djeshëm është një dështim në përpjekjet e shumicës për të bërë reformë në drejtësi, por është një fitore e opozitës për të ndaluar antireformat, pra dhe siç dihet opozita nuk mund të detyrojë shumicën për të bërë reformë, por ka fuqinë për ta penguar që ajo të kryejë antireforma në dëm të institucioneve të pavarura”-theksoi Gjinushi në një prononcim për mediat.

Me miratimin e ligjit të ri, sipas Gjinushit Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të zëvendësohet nga Ministrinë e Drejtësisë dhe prokurorët tashmë përgjigjen vetëm para ligjit e Kushtetutës. Sipas Gjinushit, ligji i ri është një ligj organik, ku prokurorët mund të shkarkohen vetëm për shkak të detyrës, dhe jo për motive e lojra politike të mazhorancës së sotme”.

PSD-ja ka përshëndetur organizmat ndërkombëtare në vend, të cilët kanë ndihmuar për hartimin e një pakete të tillë ligjore, ku është theksuar kontribudi i Ambasadadës amerikene në Tiranë, Departamentin e Shtetit, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›