E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjike ende larg qeveria e re

Negociatori i caktuar për gjetjen e një marrëveshje mes partive për formimin e një qeverie në Belgjikë, kur kanë kaluar mbi 6 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, ka dhënë dorëheqjen.

Johan Vande Lanote i caktuar nga Mbreti Albert II tha se ai nuk ishte në gjendje të bëntë palët që të binin dakort. Deklarata e tij u lëshua pas rrëzimit të planit të tij nga dy partitë kryesore, nga shtatë subjekte politike që ushtrojnë aktivitetin në vend.

“Mund të cosh një kalë drejt burimit të ujit, por nuk mund ta detyrosh atë që të pijë ujë”, tha Lanote para mediave vendase për të ilustruar punën e tij.

Belgjika prej 7 muajsh ndodhet pa qeveri. Zgjedhjet e fundit përcanë vendin dhe analistët, në periudhën postzgjedhore folën për një shpërbërje të mundshme të Belgjikës si shtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›