Majemi avione per te luftuar krimin

Kriza ekonomike dhe teknologjia kanë shtyrë policinë e kontesë Majemi Dejd, në Florida, të përdorë avionë të telekomanduar për kontrollin e territorit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave forcat e rendit do të përdorin modelin “T Hawk” për të monitoruar skenat e krimit.
Deri më sot kjo detyrë kryhej nga helikopterët, përmes të cilëve realizohej një kursim i konsiderueshëm financash.
Burimet shtojnë më tej se mes detyrave të avionëve të telekomanduar, të njohur ndryshe si dronë, do të jetë edhe kontrolli i situatave të vecanta si pengmarrjet.