Angli alarm per sulm terrorist ne Londer

Shërbimet Sekrete Britanike informuan mëngjesin e sotëm për mundësinë që një sulm terrorist të ndodhë në Londër gjatë javeve të ardhshme.
Në lajmin e rrjetit informative CNN bëhet me dije se si rrjedhojë e paralajmërimit është rritur ndjeshëm kontrolli nëpër aeroporte dhe në stacionet e metrove.
Sipas burimeve të CNN, shërbimet informative janë të shqetësuar për mundësinë e një goditjeve të stilit të Mumbait. Qyteti indian u sulmua njëkohësisht nga disa terroristë të lidhur me Al-Qaeda, duke shkaktuar vdekjen e 160 personave.
Sipas policisë, alarmi i terrorizmit në vend është “tepër serioz”. Një muaj më parë, në Londër, Stoke dhe Kardif u arrestuan disa persona të lidhur me terrorizmin.