Belgjikë, formohet qeveria

Pas dy muajsh negociata dhe pas 1 viti e gjysme pa qeveri, Belgjika më në fund ia ka dalë. Duke thyer çdo rekord si një shtet pa qeveri, nën drejtimin e socialistit Elio di Rupo, tetë parti belge kanë mundur të arrijnë një marrëveshje për një paketë të përgjithshëm të reformave institucionale duke hapur rrugën për lindjen e një qeverie të re. Belgjika kryesohet aktualisht nga një ekzekutiv për biznes aktuale për më shumë se një vit e gjysmë dhe ka vendosur rekordin botëror për kohëzgjatjen e një krize. 479 ditët pa një qeveri kishin shqetësuar jo vetëm Belgjikën por edhe krejt Bashkimin Europina, në një kohë të krizës ekonomike dhe se Belgjika nuk kishte mbetur jashtë saj. Kështu lufta e partive belge një pjesë e të cilave flasin gjuhën flamade dhe një pjesë tjetër atë franceze kanë rënë dakort për një reformë të thellë institucionale. Charles Michel, kreu i Lëvizjes Reformiste frëngjisht-folëse e përshkroi reformën institucionale, e cila kalon më shumë pushtet rajoneve, si "më të rëndësishme që prej Luftës së Dytë Botërore". Nismën për gjetjen e një zgjidhje e kishte marrë dhe Mbreti i Belgjikës Albert II . Shtëpia mbretërore kishte ngarkuar shefin e socialistëve frankofonë, Elio Di Rupo, për formimin e një kabineti të ri qeveritar. Arsyeja e zgjatjes së kësaj që e futi belgjikën në librin gines ishte konflikti mes belgëve që flasin gjuhën flamande dhe atyre frankofonë për një reformë të shtetit.