E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Do heqim barrikadat

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka paralajmëruar se institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in, janë duke punuar për hartimin e një plani të veprimit për heqjen e barrikadave nëpër rrugët e veriut.
“Potenciali dhe mundësia janë, por duhet vlerësim se çfarë niveli i forcës duhet të përdoret, se a do të ndodhë dhunë apo lëndime... Besoj se në ditët e ardhshme do të arrijmë një koordinim më të mirë dhe do të ndërmarrim hapa të tjerë”, tha Rexhepi në një intervistë për mediat kosovare.
Doganierët dhe policët e Republikës së Kosovës po qarrkullojnë me helikopterë të EULEX-it, por ministri Ministri i Punëve të Brendshme ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të merret një vendim që qarkullimi i tyre të bëhet nëpërmjet rrugëve tokësore.
Ndërkohë Rexhepi ka hedhur poshtë idenë që veriu të administrohet nga ndërkombëtarët.
“Nuk është e pranueshme kjo ide, për arsye se ne mund t’i koordinojmë, mund t’i delegojmë disa çështje të monitorimit... Por, për një administrim ndërkombëtar kjo si ide nuk është pranueshme. Plani i Ahtisaarit është bazë dhe ai duhet të implementohet”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›