E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti "pushton" Europën

Tetori me tempetatura të pazakonta për stinën do të përfundojë këtë fundjavë, kur termometri të regjistrojë një rënie prej 10-15 gradësh në pothuajse të gjithë Europën.

Vera e stërzgjatur do të përfundojë edhe në vendin tonë, me motin që do të ftohet ndjeshëm duke nisur që prej ditës së shtunë.

Ndërkohë, në Angli, Francë, në Gjermaninë Veriore e Vendet e Ulta parashikohet që të regjistrohen edhe rreshjet e para të dëborës, që prej disa muajsh.

Mediat britanike dhe franceze lajmërojnë se pas kaosit që krijojë në transport dimri i ashpër i vitit 2011, janë marrë masat dhe autoritetet janë në gatishmëri për çdo bllokim të mundshëm rruge duke nisur që nga fundjava.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›