Belgjikë, mbreti Alberti II mban fjalimin e fundit
BRUKSEL- Mbreti Albert II i bëri thirrje sot belgëve për "kohezion", përballë përçarjeve të thella dhe që të kujdesen për djalin e tij të madh, Filipin, i cili do të ngjitet nesër në fron me rastin e Festës Kombëtare.
Pas 20 vjet mbretërim, Albert II mbajti fjalimin e fundit.
"Belgjika mund të parashikojë të ardhmen me besim, sepse ka gjetur një frymë të re si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë evropian gjatë viteve të fundit", deklaroi ai gjatë fjalimit.
Në moshën 79-vjeçare, Albert II është monarku i parë belg, i cili vendos të tërhiqet në mënyrë vullnetare nga froni.
(m.a/BalkanWeb)