Kastriot Islami: Në këto zgjedhje fitoi LSI dhe kandidatët biznesmenë

Kastriot Islami, deputeti i ri i Partisë Demokratike, ka bërë një analizë të gjatë, ku edhe pse tjerr pa fund terma, me pak fjalë thotë se këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që u tregua pragmatiste. Sipas tij, votuesit e lëkundur të PD ishin shumë vulnerabil ndaj ofertave të koalicionit të majtë. Sipas Islamit, të gjithë kandidatët nga biznesi, të vegjël a të mëdhenj, kanë pasur ndikim të konsiderueshëm në përmasën e fitores në këto zgjedhje.
Islami thotë se PD dhe aleatët e saj ruajtën qasjen politikën dhe nuk përshtatën një qasje konkurruese të ngjashme me koalicionin e majtë, veçanërisht me LSI-në. Madje Islami shton se edhe pse ky është një sistem proporcional, shumë nga kandidatët apolitikë të së majtës u sollën sikur të sistemi të ishte mazhoritar.
“Sjellja jokonvencionale, e fuqishme nga PS dhe e konsiderueshme nga LSI, rriti përmasën e fitores së aleancës së majtë, duke tërhequr votuesit e lëkundur, në nevojë të PD, të cilët kriza ekonomike mesa duket i kishte bërë edhe më vulnerabël”- e mbyll shkrimin Islami.