E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 26 të vdekur nga një seri atentatesh në Bagdad

BAGDAD- Të paktën 26 persona mbetën të vdekur dhe rreth 90 të tjerë u plagosën, kur shtatë autobomba shpërthyen mbrëmjen e sotme gjatë një serie atentatesh, në një zonë tregtare, në Bagdad, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

"Dy autobomba shpërthyen në qendër të qytetit, në Karrada, kur turma u mblodh në rrugë", theksuan burimet zyrtare vendase.

"Dy të tjera goditën lagjen Tobchi, zonë në veri të qytetit, ndërsa tre shpërthyen në lagje të ndryshme, në jug të kryeqytetit", shtuan burimet zyrtare vendase.

Këto sulme e çojnë në 480 numrin e të vdekurve nga atentatet, që nga fillimi i korrikut, në Irak.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›