E Martë, 3 Nëntor 2026

Belgjikë, policia neutralizon të dyshuarin e aktit terrorist

Pas më shumë se dhjetë orësh kërkime policia belge ka arritur që të neutralizojë atentatorin, i cili i mori jetën mbrëmjen e kaluar dy tifozëve suedezë.

Lajmin e bëri me dije pak çaste më parë Ministri i Brendshëm i Belgjikës nëpërmjet një komunikate për shtyp. “I dyshuari u neutralizua mëngjesin e sotëm nga policia belge dhe për momentin është në reanimacion”, tha Aneli Ferlinden.  

Sipas medieve belge i dyshuari është plagosur në Skaerbik pasi nuk kishte pranuar që të dorëzohej pas thirrjes të policisë. Situata në kryeqytetin e Blegjikës është mjaft e tensionuar dhe në këtë drejtim ka qenë vetë kryeministri i vendit, Aleksandër De Kro, ai që ka lajmëruar sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në orën 15:00.

Ndeshja kualifikuese e mbrëmjes së të hënës mes Belgjikës dhe Suedisë u ndërpre pas përfundimit të pjesës së parë. Futbollistët e Suedisë dhe ata belgë e mësuan lajmin në mesin e pjesës së parë dhe në dhomat e zhveshjes morën vendimin për të mos u kthyer sërish në fushë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›