E Martë, 3 Nëntor 2026

Maratona e Tiranës, kërkesa të shumta

Maratona e Tiranës, që ndërkombëtarisht ka nisur që më 2012-ën, mbërrin në edicionin e saj të dhjetë. Pikërisht të dielën, maratonistë nga e gjithë bota do të pushtojnë rrugët e kryeqytetit. Kërkesat kanë qenë të shumta, të paktën kjo dhe sipas informacionit që ka dhënë Drejtori i Sportit në Bashkinë e Tiranës, Gjergji Muzaka. Madje regjistrimet janë mbyllur të dielën, ndërsa numri ka mbërritur mbi 4000 vrapues. Në pamundësi për t’i plotësuar të gjithë dëshirën për të vrapuar në rrugët e kryeqytetit atëherë ka patur dhe nga ata që kanë mbetur jashtë këtij aktiviteti.

Do të vrapohet në distancën 42 kilometa, por dhe 21 kilometra, apo gjysëm-maratonë. Madje ka dhe distance më të shkurtra 5 dhe 10 kilometra, që kryesisht janë për nxënësit e shkollave. Jo vetëm profesionistë, por dhe amatorë në vrapimin e Tiranës, ndërsa Maratona e 22 tetorit pritet të jetë një tjetër festë sportive në kryeqytet që vijon t’i shtohet aktiviteteve atje ku Tirana tashmë është Kryeqytetit Europian i Sportit.

Vitin e kaluar në distancën 42 kilometra ishin fitues ukrainasit Bogdan Semenovish dhe Valentina Veretska, kurse në 21 kilometra Dmitro Didovodiuk dhe Luiza Gega.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›