E Martë, 3 Nëntor 2026

Tragjedi në Spanjë, gjendet i vdekur futbollisti 18-vjeçar

Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i Álvaro Prieto, futbollistit të ri që u zhduk në Spanjë të enjten e kaluar. Trupi i djaloshit u gjet mes dy vagonëve në zonën Santa Justa të Seviljes, siç konfirmohet nga Policia Kombëtare.

Djali i pajetë u gjet nga gazetari Alberto Catalán, nga programi “Mañaneros” në kanalin La 1 të RTVE, teksa bashkë me një operator po punonin live për zhdukjen e futbollistit të ri. Departamenti i TVE Neës dha urdhër për të bllokuar transmetimin e pamjeve, duke penguar edhe shpërndarjen e tyre në kanale të tjera. Që nga mbrëmja e djeshme Njësia e Urgjencës Ushtarake (Ume) kishte nisur kërkimet për Alvaro Preito me ndihmën e qenve të trajnuar për gjurmim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›