Belgjikë, tortë në fytyrë priftit anti-gay(VIDEO)
Prifti belg, Andrè-Joseph Leonard, i cili njihet për qendrimet e tij të forta anti-gay, por edhe për kundërshtimet mbi abortin dhe alkoolin, ka rënë preh e disa personave që mbrojnë këto të fundit. Ata e kanë qëlluar priftin me tortë në fytyrë. Kjo, në fakt nuk është hera e parë që ai qëllohet me tortë në fytyrë, pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe herë të tjera. Madje, në një rast, prifti ka qenë duke mbajtur një meshë, në kohën që është qëlluar me tortë në fytyrë.